Vinicius shpjegon pse dëshiron të rinovojë me Real Madridin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Sulmuesi brazilian ka thënë se ai dëshiron që të vazhdojë të luajë për klubin më të mirë në botë

Vinicius për momentin është duke kaluar pushimet e tij në Brazil, por ai po ashtu është duke menduar për të ardhmen e tij dhe ka shpjeguar pse ai është i përkushtuar të vazhdojë me Real Madridin.

Sulmuesi brazilian, i cili është duke negociuar rinovimin e kontratës së tij me Real Madridin, është pyetur po ashtu edhe për interesin e Paris Saint Germain për të nënshkruar me të.

“Dëshiroj që të qendrojë në klubin më të mirë në botë”, ka thënë Vinicius për emision “Bem, Amigos” në Sport TV.

Real Madridi do t’i vë klauzolë 1 miliard euro Vinicius pas rinovimit

Gazetari i MARCA, Mario Cortegana ka raportuar më 13 maj që Real Madridi do të dëshironte të zgjaste kontratën e Vinivius deri më 2028 por marrëveshje e rinovimit do të jetë deri më 2026 apo 2027.

Klauzola e tij, në princip, do të shkojë nga 350 milionë euro për standardin e yllit të Real Madridit deri në 1 miliard.

Paga e Vinicius do të rritet ndjeshëm, më shumë së dyfish, në vije me përmirësimet e tij dhe rëndësinë që ai e ka në klub.

Kështu, ai do të kalojë nga niveli i poshtëm i skuadrës në nivel të lartë: nga paga e tij prej 3.2 milionë euro apo 4 milionë me bonuse në një pagë prej 10 milionë euro, e cila mund të rritet edhe më shumë varësisht nga objektiva, e struktuaruar në mënyrë të njëjtë si kontratat e tanishme.

Vinicius ia atribuon kalimin në Real Madrid Juni Calafatit

Në “Bem, Amigos!”, sulmuesi brazilian ka thekar Juni Calafat (drejtorin për futboll ndërkombëtar në Real Madrid) si personin i cili erdhi në Brazil dhe nënshkroi më të.

Duke folur në Sport TV, Vinicius, i cili pritet të jetë yll edhe në Botërorin e 2022, po ashtu ka kërkuar që të llogarisin në të edhe nga Kombëtarja e Brazilit, në të cilën ai ka detyra të tjera nga Real Madridi.

“Në kombëtare të Brazilit ne luajmë më lart dhe Tite kërkon nga ne të sulmojmë më shumë, teksa në Real Madrid luajmë më poshtë”, ka shpjeguar Vinicius.

Viniciues ka vënë edhe paralele në mes të Carlo Ancelotti në Real Madrid dhe trajnerit të Brazilit, Tite.

“Ata flasin direkt, ata të dy e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe flasin direkt me skuadrën”, ka theksuar Vinicius. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...