Vinicius Jr. finalist për çmimin “Djaloshi i artë”

PUBLIKUAR

Një nga pesë finalistët për “Djaloshin e artë”, që jepet për futbollistin më të mirë në moshën nën 21 vjeç, është Vinicius Junior që i është bashkuar Justin Kluivert (Roma), Matthijs de Ligt (Ajax), Patrick Cutrone (Milan) dhe Trent Alexander- Arnold (Liverpool).

Tani ka mbetur se kush do ta fitojë këtë trofe, i cili jepet më 17 dhjetor në Torino, në selinë e gazetës së njohur italiane, Tuttosport.

Nëse Vinicius përfundon si më i mirë, ai mund të jetë braziliani i tretë që e fiton këtë çmim pas Andersonit më 2008 dhe Patos më 2009.

Lojtari i fundit që e ka fituar këtë çmim ishte Kylian Mbappe, derisa lojtarët spanjoll si Isco dhe Cesc Fabregas ishin disa nga ata që e fituan atë më parë.

Mesfushori i Real Madridit, Isco, e kishte fituar këtë çmim më 2012 kur ai ende luante për Malagan. /GazetaExpress

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...