Vinicius e Kroos nuk ushtruan sot, janë në dyshim për lojën me Cadizin

PUBLIKUAR

Vinicius Junior dhe Toni Kroos nuk kanë ushtruar me ekipin e Real Madridit sot, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Cadizin.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “El Partidazo de COPE”, përcjell “Gazeta Express”.

Përpos Mendyt, i cili vazhdon të shërohet nga lëndimi, edhe sulmuesi i krahut dhe veterani i mesfushës së “Los Blancos” mund të mbesin jashtë ndeshjes kampionale në fundjavë.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk dëshiron të rrezikojë t’i inkuadrojë ata në lojë duke e pasur parasysh se në mesjavën e ardhshme e pret ndeshja e rëndësishme me Chelsean, e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

Barcelona është shkëputur në 13 pikë ndaj kampionëve aktualë spanjollë, prandaj ata mund t’i pushojnë edhe disa lojtarë të tjerë ndaj Cadizit, pasi në La Liga tashmë u janë shuar shpresat për titull. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...