Trajneri i Nices, Patrick Vieira i ka hedhur poshtë zërat se ai mund të marrë drejtimin e Arsenalit, derisa e quajti këtë gjë një punë të komplikuar, transmeton zeri.info
Unai Emery u shkarkua të premten nga pozita e trajnerit te klubi londinez pas shtatë ndeshjeve pa fitore në Premierligë.
Vieira, një legjendë e Arsenalit, ka qenë njëri prej emrave të përmendur për të marrë drejtimin e “topçinjve”, por trajneri i Nices i hodhi poshtë këto zëra.
“Ka gjëra që nuk mund t’i kontrolloj, njerëz që thonë shumë gjëra, që janë të vërteta dhe të pavërteta”, ka deklaruar Vieira.
“Unë nuk kam thënë asgjë, unë nuk kam thënë asgjë për këtë. Unë jam si ju. Lexoj, shikoj, dëgjoj gjëra dhe kaq. Është një punë shumë e komplikuar, e kuptoj këtë. Unë e përkrah Emeryn, është gjithmonë gjë e keqe të shohësh një trajner ta humbasë vendin e tij. Sot është ai, nesër mund të jem unë, por sapo të vendosësh të fillosh në këtë punë, ju duhet të prisni që do të shkarkoheni në një fazë”, u shpreh francezi./Zëri


