Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren, viktima mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij Golf 2, me targa vendore, ngjyra e kaltër e cila ishte e parkuar.
Në njoftim të Policisë thuhet se rasti është nën hetime.


