Vidhen kabllo eklektike në Lipjan e në Fushë Kosovë, në vlerë mbi 28 mijë euro

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan ka ndodhur një rast i vjedhjes. Ankuesi mashkull kosovar (pronar i kompanisë ndërtimore) ka raportuar se, në objektin e tij në proces ndërtimi, persona të panjohur gjatë natës kanë vjedhur kabllo elektrike në vlerë rreth gjashtëmijë (6.000) €.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Gjithashtu vjedhje e kabllove të energjisë elektrike janë vjedhur edhe në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se përmes video incizimeve kanë vërejtur se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë 22.500 (njëzet e dy mijë e pesëqind)€.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...