Vidhen dy vetura e digjet një tjetër, gjatë të mërkurës

PUBLIKUAR

Dy vetura janë vjedhur e një tjetër është djegur, në raste të ndryshme gjatë të mërkurës.

Në Fushë Kosovë, një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka vjedhur një veturë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Vetura tjetër u vodh në fshatin Zborc të Shtimes. Pronari i veturës raportoi se të dyshuar deri më tani të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore.

Ndërkohë, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture. Zjarrfikësit më pas kanë shuar zjarrin. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...