Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur 31 koshere me bletë, në të cilat kishte pasur 300 kilogramë mjaltë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Tërrnavicë të Podujevës mes datës 23 dhe 30 të këtij muaji, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti është nën hetime.


