Videoja me të gjitha golat e Messit kundër klubeve angleze

PUBLIKUAR

Organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, e ka publikuar një video në llogarinë e saj në Youtube, ku janë grumbulluar të gjitha golat e Lionel Messit kundër klubeve angleze, gjithsej 24.

Përballja mes Barcelonës dhe Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve e ka kapur vëmendjen e të gjithë tifozëve të futbollit, veçanërisht për duelin mes Lionel Messit dhe Virgil van Dijkut, transmeton Gazeta Express.

Messi konsiderohet nga shumë tifozë si lojtari më i mirë në botë, ndërsa Van Dijku mbrojtësi më i mirë në botë. Përderisa asnjë lojtar s’ka arritur ta driblojë holandezin këtë sezon, Messi konsiderohet si dribluesi më i mirë në botë.

Megjithatë, duke e pasur parasysh rekordin e jashtëzakonshëm të Messit kundër klubeve angleze, detyra e Van Dijkut për ndeshje që do të zhvillohet sonte nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në 32 ndeshjet kundër klubeve angleze, Messi i ka shënuar 24 gola. Para përballjes së argjentinasit me Liverpoolin, është publikuar edhe videoja ku shfaqen të gjitha golat e tij kundër klubeve angleze.

Statistikat e Messit kundër klubeve angleze:

Chelsea | Paraqitje: 10 | Gola: 3

Arsenal | Paraqitje: 6 | Gola 9

Manchester City | Paraqitje: 6 | Gola: 6

Manchester United | Paraqitje: 6 | Gola: 4

Tottenham | Paraqitje: 2 | Gola: 2

Liverpool | Paraqitje: 2 | Gola: 0

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...