Videoja me gjashtë minutat e parë të Kloppit si kampion i Evropës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Faqja zyrtare e Liverpoolit në rrjetin social Twitter e ka publikuar një video ku shihet të gjitha veprimet e trajnerit Jurgen Kloppit për gjashtë minuta, duke filluar nga momenti kur gjyqtari e sinjalizoi fundin e finales së Ligës së Kampionëve.

“Nëse unë jam i ulur këtu pas katër vjetëve, mendoj se do ta kemi fituar një trofe. Nëse jo, atëherë puna ime e radhës mund të jetë në Zvicër”, kishte thënë Jurgen Klopp kur u emërua trajner i Liverpoolit, në tetor të vitit 2015, transmeton Gazeta Express.

Pesë muaj para se të arrinte ky afat kohor prej katër vjetësh, trajneri gjerman kishte qenë ende në kërkim të trofeut të tij të parë në “Anfield”, pasi kishte pësuar disfatë në finale të League Cup, Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve.

Por, Kloppi e shpëtoi veten nga detyrimi për ta marrë drejtimin e ndonjë klubi zviceran duke e fituar një trofe të madh në mundësinë e tij të fundit si trajner i Liverpoolit.

Kloppi e drejtoi skuadrën e tij të Liverpoolin në finale të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. Në të finale, më 1 qershor në Madrid, Liverpooli triumfoi me rezultat 2:0.

Si reagoi ai kur gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes dhe Kloppi e skuadra e tij u shpallën kampionë të Evropës? Këtë gjë mund ta kuptoni përmes videos së postuar nga llogaria zyrtare e Liverpoolit në rrjetin social Twitter.

Embedded video

Liverpool FC

@LFC

Uncut footage of Klopp’s first six minutes as a @ChampionsLeague-winning manager… 🏆

Prepare for ALL the emotions and LOTS of hugs. 🥺❤

10.5K people are talking about this

Siç shihet në këtë video, ai nuk çmendet duke festuar. Fillimisht e përqafon miqësisht dhe flet pak me Mauricio Pochettinon. Pasi i uron anëtarët e stafit të tij, ai e ngre Jan Vertonghenin nga fusha.

Lojtari i parë i Liverpoolit të cilin e përqafon? Trent Alexander-Arnold.

Andy Robertson dhe Adam Lallana vijnë pas, ndërsa Georginio Wijnaldum i kërcen në shpinë. Simon Mignoletin e përqafon shpejt e shpejt dhe pastaj Kloppi e përjeton një moment emocional me kapitenin Jordan Henderson. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...