VIDEO: Refuzimi i vizave shton dëshpërimin tek Kosovarët, flet Lipjanasja

PUBLIKUAR

E kosovarët vazhdojnë pritjet e gjata para ambasadave për t`u pajisur me vizë Shëngen. Mbledhja e shumë dokumenteve dhe pritjet sikur harrohen kur ambasada u jep një të tillë, por dëshpërimi shtohet edhe më tepër kur përgjigjja është thjesht një refuzim.

Dëshira e Halide Rexhepit nga Lipjani është të vizitojë djemtë e saj që jetojnë në Gjermani e Austri. Por kjo dëshirë nuk do të t`i plotësohet sepse për herë të dytë  Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ia refuzoi dhënien e vizës. Tash, ajo shpreson se vizat shpejt do të liberalizohen.

“Une i kam 3 djem,dy ne Austri,një në Gjermani.Dy herë më është refuzuar viza në Austri e kesaj rradhe po shpresoi të shkoi tek djalit tjeter  në Gjermani po pres ishalla ma leshojne.Atje djalit pi thoin të na sa faji krejt I ke në rregull  po të ambasadat këtu. Liberalizimi ne  vizave u kane mirë për neve pleqve por edhe për të rinjët”

Por, një fat më të mirë ka 76-vjeçarja Naile Rrafshi. Edhe pse sa herë që aplikon për vizë që të vizitojë familjarët në Gjermani, i duhet të kompletojë shumë dokumente, ajo e harron lodhjen, kur Ambasada i jep vizën.

Sidoqoftë, procedura edhe më të vështira duhet të ndjekin qytetarët e tjerë që presin për bashkim familjar.

Përveç pritjeve të gjata për vizë para Ambasadës së Gjermanisë apo atë të Zvicrës, situata dhe procedurat e gjata për pajisje me vizë janë të njëjta edhe tek të tjerat që janë pjesë e zonës shengen. RTK

SHIKO MË SHUMË

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...