Video që çoi në arrestimin e të dyshuarit kryesor për sulmet në Manhatan (Video)

PUBLIKUAR

Kjo është video që çoi në arrestimin e të dyshuarit kryesor për sulmet e fundjavës në Manhatan.

28-vjeçari me orgjinë pakistaneze shfaqet në një nga videot e kamerave të sigurisë, teksa ecën në Manhatan me dy çanta shpine.

Video është regjistruar jo shume kohë përpara shpërthimit në New York ku mbeten të plagosur 29 persona.

Pesë janë akuzat që janë ngritur kundër Ahmad Khan Rahami, kryesisht për tentative vrasjeje ndaj policëve që po kryenin arrestimin e tij, ku dy prej efektiveve mbetën të plagosur. 28-vjeçari pritet të akuzohet për sulmet me bomba artizanale ne New York dhe New Jersey.

Autoritetet amerikane bënë me dije se Rahami kishte udhëtuar drejt Afganistanit dhe Pakistanit gjatë viteve të fundit, por deri tani nuk është vërtetuar ndonjë lidhje e tij me grupet terroriste ndërkombëtare.

Arrestimi i tij është përcjellë me tension mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Miliarderi Donald Trump tha se nëse Clinton do të fitojë presidencën kjo do të thotë që do të ketë edhe më shumë sulme dhe më shumë amerikanë të lënduar e të vrarë.

Ndërkaq rivalja e tij demokrate, Hilary Clinton tha se retorika e Trump vetëm ndihmon grupet terroriste. /tvklan/

SHIKO MË SHUMË

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...