VIDEO: PESË KANDIDATË SYNOJNË TË UDHËHEQIN LIPJANIN

PUBLIKUAR

Sonte në Radio Televizioni i Kosovës (RTK), në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, kandidatët për kryetar të Komunës së Lipjanin kanë prezantuar ofertën e tyre.

Imri Ahmeti kandidat për kryetar të Lipjanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vlerësoi se ka platformën qeverisje për të qeverisur komunën edhe për një mandat. “Këto do të jenë shtyllat kryesore për të qeverisur Lipjanin. Arsimi do të jetë një ndër prioritetet, në këtë fushë kemi bërë shumë deri tani duke ndërtuar shkolla të reja”, tha Ahmeti.

Kurse Ismet Hajrullahu kandidat për kryetar të Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), bëri me dije se platformën e tij e ka quajtur “Kontratë me qytetarin”. “Për një arsim më ndryshe do të punojmë, papunësia është shumë e madhe në Lipjan, po ashtu edhe uji është problem shumë i madh. Në këtë kohë s’kemi ujë, kemi ujësjellës po nuk kemi ujë, në vitin e parë do ta zgjidhim këtë problem. Tek papunësia do të angazhohemi që të zgjidhim këtë problem, bizneset nuk do të ngulfaten. Do të punoj për të tërhequr investime në Komunën e Lipjanit”, tha Hajrullahu.

Ndërsa Fitim Selimi kandidat për kryetar të Lipjanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se do të punojë që të ketë një administratë komunale. ‘Ka mbet një plagë e rëndë dhe është penguese për të zhvilluar komunën. “Do të shikojmë që të kemi plotësim të aspekteve legjislative, ka defekte në administratë”, tha Selimi.

Edhe Selatin Retkoceri kandidat për kryetar të Lipjanit nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se programi i VV-së, për këtë komunë përbëhet në këto pika: Rritja e bushti komuna, ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, investime kapitale, kulture  turizëm, investimet, rini e sport, raport publik. “Do të investohet në arsim, në ndërtim të çerdheve, shujta, etj”, tha Retkoceri.

Heset Sahiti kandidat për kryetar të Lipjanit nga Nisma për Kosovën, tha se si parti social demokrate ka plan që të ketë barazi për qytetarët e Lipjanit. “Lipjani është shumë i përshtatëm për të zhvilluar ekonominë. Unë në planin tim do të kem prioritet bujqësinë. Popullata në zonat rurale do të ketë shumë mundësi për të pasur më shumë prosperitet”, tha ai.

Ndryshe RTK për çdo natë prej orës 21:00 organizon debatin me kandidatët për kryetar të komunave. Nga ora 22:30 vazhdohet me kronikën Zgjedhore dhe nga ora 23:00 me analizën zgjedhore.

 

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...