Roberto Firmino ishte afër ta bëjë asistin më të mirë të sezonit në përballjen e së mërkurës kundër Genkut, mirëpo Sadio Mane s’arriti të shënojë.
Kur Liverpoolit ishte duke fituar 1:0 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Genkut, braziliani Roberto Firmino e bëri një pasim mbresëlënës në stilin “rabona” për Sadio Manen, transmeton Gazeta Express.
Goditja e Manes u mbrojt nga portieri kundërshtar, mirëpo fakti që s’u shënua goli nuk i ndali tifozët e futbollit të mahniten nga pasimi i Firminos.
Ndeshja përfundoi me epërsi 4:1 për Liverpoolin si mysafir kundër Genkut. Për skuadrën e Jurgen Kloppit i shënoi dy gola Alex Oxlade Chamberlain (2’,57’) dhe nga një Sadio Mane (77’) e Mohamed Salahu (87’), ndërsa golin e vetëm të Genkut e shënoi Stephen Odey në minutën e 88-të.
Pas kësaj ndeshjeje, Liverpoolit radhitet në pozitën e dytë të Grupit E, me gjashtë pikë të fituara nga tri ndeshjet e para, një më pak sesa Napoli. /Gazeta Express/






