Video e plotë e meçit të Krasniqit kundër rusit Kashtanov

PUBLIKUAR

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi e mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një meç të zhvilluar të shtunën mbrëma në Gjermani.

Robin Krasniqi, i njohur më mirë si Haxhi Krasniqi, dominoi duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit të tij pothuajse në çdo rund nga 12 sa zgjati meçi.

Me këtë triumf, shqiptari nga Juniku i ka hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës, pasi tani mund të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për kampion të botës në këtë kategori, raporton Gazeta Express.

Krasniqi boksoi në kategorinë super të mesme duke u treguar më i fuqishëm e rusi Kashtanov në meçin e zhvilluar në Wee Arena në Bad Tolz të Gjermanisë.
Krasniqi tani ka 48 fitore nga 53 luftëra.

Ata që nuk ia kanë dalë ta shohin meçin drejtpërdrejt, mund ta shohin të regjistruar në videon më poshtë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...