Vidali do t’i shërbente çdo klubi

PUBLIKUAR

Lothar Matthaus beson se Arturo Vidal është një nga mesfushorët më të mirë transicionalë në botë dhe do ta pasurojë lojën e Bayern Munichut.

Mesfushori kilian është në prag të kalimit nga Juventusi në Allianz Arena për 40 milionë euro dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

“Ai do të ofronte kontribut të madh te Bayerni, sepse është prototip i një lojtari që lëviz ndërmjet mbrojtjes dhe sulmit. Bayernit i mungon dikush me cilësitë e tilla”.

“Vidal do të ishte shtytje e madhe për cilindo klub, por në veçanti për Bayern Munichun. Ai është një nga mesfushorët më të mirë transicionalë në botë”, ka deklaruar Matthaus për La Tercera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...