Vidal në bisedime për ta ndërprerë kontratën me Barcelonën

PUBLIKUAR

Objektivi i Interit, Arturo Vidal, raportohet se ka nisur bisedimet me Barcelonën që të lirohet dhe të ndërpresë kontratën që i skadon në vitin 2021.

Kiliani nuk është pjesë e planeve të Ronald Koeman dhe Sky Sport Italia raporton se ai ka nisur bisedimet me klubin, duke tentuar që me marrëveshje të dyanshme, të përfundojë kontratë një vit më herët.

Kështu, Vidal do të ishte i lirë për t’iu bashkua me parametra zero ekipit të Antonio Contes në Serie A dhe sipas gazetarit, Gianluca Di Marzio, tashmë palët kanë nisur bisedimet për një transferim të mundshëm të ish mesfushorit të Juventusit.

Vidal iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munich në vitin 2018 për 20 milionë euro.

Ai deri më tani ka bërë 96 paraqitje, ka shënuar 11 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...