Arturo Vidal është i gatshëm për betejë ndaj Real Madridit
Bayern Munichu humbi 2:1 në “Alianz Arena” dhe për t’u kualifikuar më tej apo dërguar ndeshjen në vazhdime, duhet të shënojnë së paku dy gola, transmeton Gazeta Express.
Për bavarezët diçka e tillë është e arritshme. Këtë e thanë menjëherë pas ndeshjes derisa vazhdojnë ta thonë edhe sot para sfidës që zhvillohet nesër.
“Bayerni i gatshëm për betejë”, ka shkruar Vidal në rrjetet sociale, teksa tregon grushtin së bashku me Rafinhan. /Express/



