Vidal e konfirmon pensionimin

PUBLIKUAR

Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, ka konfirmuar se do të pensionohet nga Kombëtarja e Kilit pas Kupës së Botës vitin e ardhshëm në Rusi.

Por, humbjet ndaj Paraguait dhe Bolivisë gjatë kualifikimeve për Botërorin e 2018-s do të thotë se Kili rrezikon të mos kualifikohet për Botërorin e verës që vjen, transmeton Express.

Për më tepër, humbja e së mërkurës ndaj Bolivisë u përcoll nga njoftimi i Vidalit në Instagram se dy ndeshjet e mbetura të Kilit në kuadër të grupit të Amerikës Jugore në kualifikimet për Botëror dhe hipotetikisht Kupa e Botës do të jenë të fundit për të.

Vidal, 30-vjeçar, ka shënuar 23 gola në 97 paraqitje për Kilin dhe e ka fituar dy herë radhazi Kupën e Amerikës, më 2015 dhe 2016.

Po ashtu, Vidal i ka fituar katër kampionate italiane radhazi me Juventusin nga 2011 deri më 2015, para se t’i bashkohej Bayernit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...