Vetvendosje Lipjan nesër me aktivitet para Komunës, 53 fotografi të papastërtisë

PUBLIKUAR

Kemi ekspozuar mbi 53 fotografi të cilat paraqesin gjendjen e mjerueshme sa i përket papastërtisë në fshatrat e Lypjanit.

Përveç mbeturinave që kanë mbetur me vite e nuk janë larguar nga pushtetet e kaluara, në gjendje të mjerueshme janë edhe lumenjtë dhe përroskat e Komunës së Lypjanit, për të cilat nuk u kujdes as qeverisja e kaluar lokale, e nuk po kujdeset as kjo e tashmja.

Këto mbeturina paraqesin rrezik për jetën e secilit qytetar, sepse përveç erës së keqe, këto mbeturina janë potencial për shumëzim të baktereve dhe shpërndarje të sëmundjeve të ndryshme. Fotografitë që që kemi ekspozuar këtu paraqesin deponi të mbeturinave pranë ujit të pijshëm, pranë vendbanimeve, në kullosa të kafshëve, e të tjera”, thuhet nga njoftimi i VV-Lipjan /LN/

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...