Veturat do të vazhdojnë të pajisen me “tabela të letrës”!

PUBLIKUAR

Veturat të cilat regjistrohen për herë të parë me tabela RKS në Kosovës do të vazhdojnë edhe më tej të pajisen me “tabela provuese” prej letre, pasi që nuk është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese sot (e premte 19 gusht).

Për këtë pronarët e makinave janë detyruar të paguajnë nga 15 euro për tu pajisur me targa prej “letre”.

“G.S.G & KIG & KIG KGA”, është emri i kompanisë, e cila kishte fituar tenderin për furnizim me tabela të veturave. Por nënshkrimi i kontratës edhe pse është dashur të nënshkruhet më 19 gusht nuk do të ndodh për shkak se ka patur ankesa për përzgjedhjen e kompanisë fituese.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë thënë se kontrata me kompaninë fituese nuk do të ndodh për shkak të ankesave, dhe se ata janë në proces të shqyrtimit të ankesave.

“Nuk do të do të nënshkruhet sot kontrata, pasi ka pasur ankesë dhe jemi në shqyrtimin e tyre”, është thënë në përgjigjet për Telegrafin nga Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...