Vetura shkel dy këmbësore në Gjilan

PUBLIKUAR

Dy këmbësore i ka shkelur një veturë që po drejtohej nga një grua, dje në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhë për shkak të pakujdesisë.

Këmbësoret kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Fsh. Velekincë, Gjilan, 20.02.2022-18:00. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra kosovare, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Viktimat për shkak të lëndimeve kanë pranuar mjekësor në emergjencë në Gjilan, pastaj janë liruar. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...