Vettel, rekord dhe “pole” në Singapor – zhgënjen Mercedes

PUBLIKUAR

Sebastian Vettel ngriu në fund të provave zyrtare buzëqeshjen e Mercedes dhe të Lewis Hamilton.

Piloti i Ferrarit regjistroi kohën rekord prej 1.39.491 në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Singaporit, duke siguruar nisjen nga vendi i parë për garën e së dielës.

Ky ishte “pole position” i tretë për Ferrarin këtë kampionat dhe i katërti personal për Sebastian Vettel në pistën e Singaporit, shkruan TCH.

Raikonen, me makinën tjetër Ferrari do të niset nga vendi i katërt, ndërkohë që “sanduiç” mes dy “Kokëkuqeve” do të jenë dy makinat Redbull, me Verstappen që niset i dyti dhe Ricciardo i treti.

Vetëm vendi i pestë për Lewis Hamilton dhe fill pas tij shoku i skuadrës, Valteri Bottas.

Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet të dielën në orën 14:00.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...