Vettel: Ferrari e ka ngushtuar diferencën me Mercedes

PUBLIKUAR

Gara e Meksikës duhej të ishte një hap i madh në zhvillimin e makinës dhe ngushtimin e distancës me Mercedes, por Ferrari nuk arriti të shënjestronte objektivin duke zhgënjyer me të dyja njëvendëshet.

Për shymë arsye, gara e Meksikës ishte ndoshta më e dobëta për Sebastian Vettel dhe Ferrarin. Kontakti me Ricciardon i kushtoi shumë 4 herë kampionit të botës që braktisi pistën. GJithsesi, gjermani duket i bindur se në dy garat e fundit, kokëkuqja mund të ndryshojë sjellje.

“Është e vërtetë që në Meksikë zhvillova ndoshta garën më të keqe të sezonit por në Brazil dhe Abu Dhabi do të japim gjithçka sepse objektivi jonë është që të afrohemi sa më shumë me kryesuesit. Në teori kemi mundësi për të fituar por nuk do të jetë e lehtë. Ferrari ka bërë një punë të shkëlqyer sepse 8 apo 9 muaj më parë ishim më shumë se një sekondë të ngadaltë krahasuar me Mercedes, ndërsa tani jemi gjysmë sekonde ose ndoshta edhe më pak. Kemi punuar në mënyrën e duhur”.

Në krahun tjetër, Kimi Raikkonen përqëndrohet te gara e Brazilit ku për herë të fundit Ferrari fitoi titullin botëror në vitin 2007 pikërisht me pilotin finlandez në timon. Ai thekson se Interlagosi është një pistë dëfryese dhe gara e këtij sezoni do të dhurojë spektakël. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...