Veton Berisha infektohet me koronavirus

PUBLIKUAR

Sulmuesi shqiptar i Viking FK, Veton Berisha, është infektuar me koronavirus, ka njoftuar klubi i tij norvegjez.

Përfaqësuesi i Norvegjisë nuk ka simptoma të virusit dhe është vetizoluar, raporton Gazeta Express.

“Veton Berisha ka dalë pozitiv në testin për koronavirus të mërkurën mbrëma”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e Viking FK.

“Lojtari nuk ka simptoma dhe është izoluar nga sot. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në stërvitje të hënën dhe të martën, i tërë ekipi do të futet në karantinë”, thuhet tutje në njoftim.

Berisha, i cili iu bashkua Viking FK-së në fillim të këtij viti, i ka shënuar 11 gola dhe i ka dhënë 9 asiste në 19 paraqitje në Eliteserien këtë sezon.

Po ashtu, ai e ka regjistruar një gol dhe një asist në dy ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...