Vetëvritet një 29 vjeçar në Ferizaj, policia heton rastin

PUBLIKUAR

Një 29 vjeçar sot dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj në një objekt banesor që ishte në ndërtim.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se policia po e heton rastin.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”.

Mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, që kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ekipe të policisë rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes gjithashtu dhe po e hetojnë rastin.

Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...