Vetëvendosje uron me rastin e festës së Fitër Bajramit!

PUBLIKUAR

Qendra në Lypian: Vetëvendosje! uron me rastin e festës së Fitër Bajramit!

“Sakrifica dhe vetëmohimi le të na shërbejnë si shembëlltyrë në arritjet shtetërore e kombëtare”

Me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit, Lëvizja Vetëvendosje! në Lipjan uron besimtarët muslimanë dhe të gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit!

Urojmë gjithashtu që begatia, shëndeti dhe solidariteti të mbretëroj te të gjithë familjet e juaja! Ndërsa, vlerat si solidariteti, adhurimi e dashuria të shpërndahen gjithandej si vlera humane dhe në shërbim të mirëqenies së të gjthë qytetarëve pa dallim e të përkujdesjes për tjetrin e për gjithë shoqërinë.

Po ashtu, mesazhet që rrjedhin nga sakrifica dhe vetëmohimi le të na shërbejnë si shembëlltyrë për fuqinë e vullnetit dhe të sakrficës edhe në arritjet shtetërore e kombëtare, mesazhe tepër të rëndësishme për të ruajtur sa më të shëndetshme shoqërinë tonë të hapur, të drejtë, të barabartë e republikane, thuhet në njoftimin e LVV-Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...