Vetëvendosje: Të mërkurën fillon Java e Lëvizjes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Vetëvendosje ka njoftuar se nga e mërkura fillon Java e Lëvizjes, ku janë planifikuar të mbahen disa aktivitete.

LVV përmes një njoftimi publik ka bërë të ditur se hapjen e Javës së Lëvizjes do ta shënojnë  me Ditën e Lidhjes në Prizren, për të vazhduar ditën e premte me kremtimin e 15 vjetorit të Lëvizjes në sheshin ‘Skënderbeu’, dhe për ta përmbyllur me ditëlindjen e veprimtarit dhe aktivistit të shquar të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Krahas kësaj, LVV bën të ditur se do të vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin ku kërkohen zgjedhjet, transmeton Telegrafi.

“Ndërkohë që nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë pa ndërprerje, ditën e dytë të kësaj jave të Lëvizjes, të enjten, do t’ia dedikojmë pikërisht atij, duke e shtuar punën dhe numrin e nënshkrimeve për zgjedhje të reja. Ditët e tjera, do të jenë për Mërgatën, Gruan dhe Rininë, qeverisjen lokale dhe qendrore, ku edhe do t’i prezantojmë të arriturat e qeverisjes tone”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...