Vetëvendosje shqyrton shkuarjen në zgjedhje në listë të përbashkët

PUBLIKUAR

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, të Lëvizjes Vetëvendosje, lideri i kësaj Lëvizjeje, Visar Ymeri, komentoi gjendjen aktuale politike.

Ymeri tha se ‘Zajednica’ është shoveniste dhe se Serbia po mundohet ta dobësojë Republikën pasi kështu i kontrollon më lehtë resurset e Kosovës.

Sipas tij, përmes ‘Zajednicës’ në Mitrovicë Serbia dëshiron të kontrollojë Trepçën, në Shtërpcë Brezovicën dhe tani së fundmi linjitin me komunën e Prilluzhës, njofton Klan Kosova.

Ymeri tutje tha se familja Jashari është shembull i flijimit për shtetin e Kosovës, ndërsa individë si Hashim Thaci e Isa Mustafa po e flijojnë Kosovën.

Ai gjithashtu ka folur edhe për ekonominë e vendit, për të cilën ka thënë se është degraduar  dhe tjetërsuar si pasojë e privatizimit dhe uzurpimit.

Ai ka shtuar se zgjedhja e Hashim Thaçit President i kushtoi Kosovës miliona euro duke përmendur edhe një terminal doganor, duke aluduar tek Margarita Kadriu.

Ndërkohë, ai ka përkujtuar se metodat e tyre kundërshtuese nuk do të reduktohen dhe se protestat nuk do të ndalen, deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Ai tha se kohët e fundit janë dhënë shumë vite burg për aktivistë të VV, shkaku i një proteste për një kauzë të drejt.

“Sot në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm nuk kemi shumë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje shkaku se janë burgos shumë aktivist dhe janë në arrest shtëpiak”, tha Ymeri.

Ymeri po ashtu tha se “sot kemi më shumë arsye të protestohet sesa dje”.

Në pjesën e dytë të Mbledhjes së Këshillit të VV-së, e cila po vazhdon pa praninë e mediave, delegatët do të diskutojnë edhe për mundësinë që Lëvizja të jetë ose jo në listë të përbashkët me dy partitë e tjera në rast të zgjedhjeve.

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...