Vetëvendosje: Nuk e votojmë projektligjin për FSK-në pa e analizuar

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur që të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës.

VV ka theksuar se e përkrah projektligjin e presidentit Hashim Thaçi, mirëpo ende nuk është e vendosur për votimin e tij.

“Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Ne e parashohim këtë në Alternativën tonë. Jemi të vendosur që t’i kemi Forcat e Armatosura të Kosovës. Projektligji për FSK-në është i një rëndësie të veçantë, por sa i përket votimit të tij, këtë do ta themi pasi që të na dorëzohet versioni zyrtar, rrjedhimisht pasi të bëhet analizimi i tij”, ka thënë  Shkodran Hoti nga zyra e mediave në Lëvizja Vetëvendosje për lajmi.net.

Ai ka shtuar se ajo që kërkon Vetëvendosje është që askush të mos tentojë të manipulojë me një çështje aq të rëndësishme, në kuptimin që në emër të formimit të ushtrisë, të ketë ndonjë koncesion të dëmshëm për Kosovën

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...