Vetëvendosje ‘në konsultime të brendshme’ për listën e përbashkët me LDK’në

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, ka thënë se LDK ka komunikuar me Vetëvendosjen, por se Vetëvendosja është duke bërë konsultime të brendshme, dhe se LDK pret vendimin e saj që ta shqyrtojë këtë mundësi.

“LDK është në fazën e hartimit të listave përfundimtare, ndërsa Vetëvendosja është në fazën e konsultimeve të brendshme”, tha Grainca për Info Magazine të Klan Kosovës.

“E vetmja mundësi është që deputetët e Vetëvendosjes t’i bashkohen listës së LDK-së, por kjo është çështje e Vetëvendosjes”, është shprehur ai.

“Ata janë në fazë të konsultimeve të brendshme. Pa pasur një gatishmëri të Vetëvendosjes, LDK nuk mund të thotë më shumë rreth kësaj”, ka bërë të ditur Grainca.

“Skenari i PDK-së ka ngjallur mobilizim të jashtëzakonshëm te LDK”, ka thënë ai.

“LDK është më e unfikuar dhe përgatitur se kurrë”, është shprehur ish-deputeti.

Sa i përket përafrimit me Vetëvendosjen, Grainca tha se këto janë çështje janë të aprovimit të organeve të dy partive, dhe të hartimit të një programi të përbashkët.

“Nuk ka diçka të madhe në këtë drejtim, mbetet nga Vetëvendosja të vendosë, pastaj LDK do ta shqyrtojë këtë mundësi”, ka bërë të ditur ai.

Grainca tha se partia e LDK-së komunikon me të gjitha partitë, përfshirë edhe me Vetëvendosjen.

“Jemi të hapur për të komunikuar me VV”, tha ai.

“LDK i bën marrëveshjet në baza programore”, ka sqaruar Grainca.

Grainca u shpreh optimist edhe për aderimet në këtë parti duke bërë të ditur se kësaj partie i janë bashkuar njerëz të profesioneve të ndryshme, dhe se ka prurje të reja.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...