Vetëvendosje: Na rrethuan katër makina të policisë

PUBLIKUAR

Sipas një njoftimi për media të Lëvizjes Vetëvendosje katër vetura të policisë e kanë rrethuar objektin e kësaj lëvizjes dhe kanë tentuar t’i arrestojnë disa aktivistë të Lëvizjes, njofton Klan Kosova.

“Sot rreth orës 20:00 policia tentoi të ndalojë disa aktivistë afër zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje. Arsyet nuk u bënë të ditura”, thuhet në njoftim të Vetëvendosjes.

“Për disa minuta zyra e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë e rrethuar nga katër makina të policisë. Ne dyshojmë se këto janë provokime për shkak të organizimeve për protestën gjithëpopullore të datës 17 shkurt”.

“Por, pas pak kohe policia vendosi të largohet. Tani situata është e qetë, përfundon njoftim i Vetëvendosjes në Facebook.

 

SHIKO MË SHUMË

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren

Bazuar në informata nga terreni, njësitet e Sektorit Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë...

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...