Vetëvendosje mohon se financohet nga bizneset e familjes së Rexhep Selimit

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj  dokumentarit “Shtabi i Milionerëve” ku thuhet se ky subjekt financohet nga bizneset e deputetit Rexhep Selimit.

“Pohimet në këtë dokumentar janë shpifje dhe denoncimi ynë ndaj këtij reportazhi bazohet në dy të vërteta:

 

  • Kompania DRINI nuk është kompani e familjes Selimi,
  • Kjo kompani ka bërë donacion për VETËVENDOSJE!-n, një herë të vetme, në vitin 2012, në vlerë prej 100 euro dhe nga ky fakt nuk mund të pohohet që kjo kompani “ka financuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!”. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt që vazhdimisht bënë thirrje për donacione nga qytetarët e Republikës. Edhe ky donacion ka ardhur në këtë formë, përmes llogarisë bankare”, thuhet në reagimin e VV-së.

 

Lexojeni të plotë reagimin:

REAGIM LIDHUR ME DOKUMENTARIN “SHTABI I MILIONERËVE”

Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh shqetësimin e saj për një raportim tendencioz në dokumentarin “Shtabi i Milionerëve” (pjesa e dytë), të prodhuar nga Gazeta Express.

Në atë dokumentar thuhet që Lëvizja VETËVENDOSJE! financohet nga bizneset e familjes Selimi dhe përmendet si “argument” fakti që një kompani me emrin DRINI gjoja ka financuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Pohimet në këtë dokumentar janë shpifje dhe denoncimi ynë ndaj këtij reportazhi bazohet në dy të vërteta:

 

  • Kompania DRINI nuk është kompani e familjes Selimi,
  • Kjo kompani ka bërë donacion për VETËVENDOSJE!-n, një herë të vetme, në vitin 2012, në vlerë prej 100 euro dhe nga ky fakt nuk mund të pohohet që kjo kompani “ka financuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!”. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekt që vazhdimisht bënë thirrje për donacione nga qytetarët e Republikës. Edhe ky donacion ka ardhur në këtë formë, përmes llogarisë bankare.

 

Përfolja e VETËVENDOSJE!-s në dokumentarin në fjalë është jashtëzakonisht tendencioze dhe qëllimkeqe. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti më transparent sa i përket financimit të saj dhe shpenzimit të mjeteve të veta. Këtë e pohojnë edhe organizatat e shoqërisë civile që merren me monitorimin e financave të subjekteve politike.

Kërkojmë nga Gazeta Express që të tërheq një lajm të tillë dhe të jap sqarim e kërkojë falje për këtë përfolje të padrejtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në të kundërtën, ne nuk do të kemi tjetër zgjidhje përveçse t’u drejtohemi organeve gjyqësore.

SHIKO MË SHUMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm,...

E martë përcëlluese, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova të martën do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, sipas njoftimit të...