Vetëvendosje: Kurteshi është dërguar në paraburgim në Lipjan

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se Ismajl kurteshi deputeti i kësaj lëvizjeje i cili u arrestua sot në shtëpinë e tij në Gjilan Ki është dërguar në paraburgim në Lipjan

“Në mëngjesin e datës 14 dhjetor policia ka arrestuar në shtëpinë e tij në Gjilan deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ismajl Kurteshin”.

“Në po këtë ditë në Kuvendin e Kosovës ishte thirrur seancë, por ata që komandojnë policinë e Kosovës nuk kanë dashur ta lejojnë deputetin Kurteshi të ushtrojë detyrën e tij, për të cilën e kanë deleguar votuesit”.

“Kurteshi është dërguar në paraburgim në Lipjan, ku po mbahet pa të drejtë.
Ismajl Kurteshi po përndiqet politikisht, bashkë me deputetë e aktivistë të tjerë të opozitës. Ne nuk do të ndalemi së protestuari deri sa përndjekja e deputetëve dhe shtypja e opozitës të përfundojë”.

“Aksioni jonë është qytetar, qëllimet tona janë të drejta. Nuk po kërkojmë asgjë përveç të mirës së përgjithshme të Kosovës, dhe askush nuk duhet të përndiqet e të arrestohet për këtë”.

Vetëvendosje njëherit ka kërkuar lirimin e  Ismajl Kurteshit dhe gjithë  aktivistëve dhe deputetët e tjerë, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...