‘Vetëvendosje’ konfirmon pjesëmarrjen në debatin për Demarkacionin

PUBLIKUAR

Debati i Demarkacioni me Malin e Zi pritet që të mbahet me datën 3 gusht, ku pritet të marrin pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertët të demarkacionit.

Ndërsa pjesë e këtij debati pritet që të jenë edhe partitë opozitare AAK dhe NISMA, të cilat e kanë kundërshtuar versionin e parë të vijës kufitare me Malin e Zi por që kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

I kontaktuar nga Indeksonline, koordinator i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Naim Jakaj, ka konfirmuar pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në debatin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Por sipas Jakajt, ende nuk dihen emrat e të gjithë deputetëve që do të jenë pjesëmarrës në këtë debat. Sipas tij do të ketë deputetë, profesorë ve të drejtës ndërkombëtare, gjeodetëve  dhe në përgjithësi të ekspertë të kësaj çështje.

“Lista përfundimtare nuk është përpiluar ende sepse jemi duke pritur konfirmimin e disa profesorëve, ekspertëve dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Jakaj.

Sipas tij lista do të publikohet brenda dy apo tri dite kur edhe do të merren të gjitha konfirmimet për pjesëmarrje.

 

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...