Aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Ishte pikërisht ky aderim që e shtyu sekretarin e kësaj lëvizjeje t’i bëjë disa llogari se cilët lloje të njerëzve po bashkohen me ata.
Përveç që e ka bërë të ditur faktin se aktori kosovarë ka aderuar në lëvizjen Vetëvendosje, Molliqaj,i cili përmes një shkrimi në facebook, të aderuarit në partitë e tjera I ka quajtur kalkulantë.
Por ja si I ka quajtur ata që kanë vendosur ta zgjedhin VV-në për aderim.
“Lëvizjes sonë iu bashkua aktori i madh shqiptar Adem Mikollovci, i cili njihet për konsistencën e tij politike prej kur ishte deputet i Kuvendit që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut. Tek partitë e tjera po shkojnë kalkulantët. Në Lëvizje po vijnë parimorët”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.


