Vetëvendosje: Heronjtë e kombit na e mundësojnë krenarinë e dinjitetin

PUBLIKUAR

Në njëzet vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës një delegacion i Vetëvendosjes bëri sot homazhe në nderim të veprës së tyre.

Anëtarë të kësaj lëvizje theksuan se kjo datë, ky flamur, dhe të gjithë heronjtë e kombit na e mundësojnë si krenarinë e dinjitetin, po ashtu edhe sigurinë e përparimin.

“Zahir Pajaziti është emri i drejtësisë popullore. Në njëzet vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës një delegacion i VETËVENDOSJE!-s bëri sot homazhe në nderim të veprës së tyre. Me aksionet e tyre çlirimtare iu dha një hov të fuqishëm edhe UÇK-së edhe besimit në popull për ekzistencën e UÇK-së. Duke e besuar populli UÇK-në, u rrit vetëbesimi i popullit. Kjo datë, ky flamur, dhe të gjithë heronjtë e kombit na e mundësojnë si krenarinë e dinjitetin, po ashtu edhe sigurinë e përparimin”, thuhet në komunikatën e VV-së.

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...