Vetëvendosje e Lipjanit telegram ngushllimi me rastin e vdekjës veprimtarit Banush Bytyqi

PUBLIKUAR

Levizja Vetëvendosje në Lipjan ka dërguar telegram Ngushllimi me rastin e vdekjës së  veprimtarit Banush Bytyqi.

“Me keqardhje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit e veprimtarit Banush Bytyqi. Prof. Banush Bytyqi dha një kontribut të madh në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, por edhe si një veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare u angazhua palodhshëm në afirmimin dhe zgjidhjen e saj. Vdekja e tij nuk është humbje vetëm për familjen dhe të afërmit, por një humbje për komunën e Lipjanit dhe çështjen shtetërore e kombëtare në përgjithësi. Lëvizja Vetëvendosje shpreh ngushëllimet dhe ndan dhimbjen me familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që janë të pikëlluar nga kjo humbje.”, thuhet në telegram Ngushllimi, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...