Vetëvendosje ankohet për rezultatin e zgjedhjeve në Prizren

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar se është duke përpiluar ankesa,  lidhur me pretendimet se në ditën e mbajtjes së balotazhit, pra me 14 nëntorit, ka pasur presione ndaj votuesve dhe tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në këtë komunë, shkruan Gazeta Express.

Sipas LVV-së në Prizren, ka indikacione që në ditën e votimit, është devijuar vullneti qytetar në këtë komunë.

“Shtabi ynë zgjedhor është në përpilim të ankesave, bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur në ditën e votimit. Sipas dëshmive ka pasur presione ndaj votuesve në hyrjet e vendvotimeve, tendencë për ndryshimin e vullnetit qytetar në javën e fushatës përmes shpërndarjes së parave dhe të mirave materiale, por edhe kërcënime ndaj komuniteteve në Prizren dhe në disa regjione të Prizrenit. Vonesa e raportimit të rezultateve nga disa vendvotime, ku pjesëmarrja deri në orët e vona ka qenë shumë e ultë dhe pastaj kemi pasur një rritje të madhe të numrit të votuesve si dhe dëshmitë për nënshkrimet e votuesve të cilët nuk kanë qenë në Kosovë në ditën e votimit jep indikacione që është devijuar vullneti qytetar”, thuhet në një shkrim të LVV-së, Dega në Prizren.

LVV ka kërkuar hetim të këtyre rasteve dhe verifikim të nënshkrimeve në librin e votuesve.

“Përfundimisht raportimet e qytetarëve për ditën e zgjedhjeve dhe për procesin zgjedhor, lënë hapësirë për shumë dyshime që duhet të hetohen nga organet kompetente. Për hir të demokracisë dhe mbrojtjes së vullnetit qytetar, të gjitha rastet e përmendura duhet të hetohen, ashtu që mos të vihen në pikëpyetje themelet e demokracisë në Republikën e Kosovës”, përfundon reagimi.

Ndërkohë, KQZ-ja ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.

LVV në Prizren: Është devijuar vullneti qytetar në balotazhSipas këtyre rezultateve, në Prizren fitues është kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, me 50,93% të votave të fituara, duke lënë pas Mytaher Haskukën e VV-së. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...