Vetëvendosja, e bindur se veç ajo mund ta zgjidhë Demarkacionin

PUBLIKUAR

Në Lëvizjen “Vetëvendosje” janë të bindur se ata janë të vetmit që mund ta zgjidhin çështjen e demarkacionit.

Sipas tyre, qeverisja LDK-PDK-“Srpska” nuk ka bërë asgjë tjetër, pos që ka thelluar krizën e qytetarëve. “Krijimi i Qeverisë PDK-LDK-“Srpska” nuk ka mundur të prodhojë tjetër rezultat vetëm se thellim të izolimit, varfërimit, krimit, korrupsionit dhe krizave të njëpasnjëshme politike”, ka thënë anëtari i kryesisë, Belgzim Kamberi.

Sipas tij, Kosova nuk ka përmbushur as kushtin tjetër që është luftimi i krimit dhe korrupsionit. “Kusht për liberalizimin e vizave është para së gjithash luftimi i korrupsionit dhe i krimit, që siç dihet nuk është përmbushur.

Vetëm një qeveri e re e drejtuar nga Lëvizja “Vetëvendosje” mund ta zgjidhë çështjen e demarkacionit me një marrëveshje të re, si dhe me rezultate konkrete në luftimin e krimit dhe korrupsionit, siç e ka dëshmuar me qeverisjen e saj në komunën e Prishtinës”, ka përfunduar Kamberi, shkruan Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...