Vetëtimat bëjnë “kërdinë”, të paktën 79 viktima

PUBLIKUAR

Të paktën 79 persona kanë mbetur të vdekur nga vetëtimat në shtetet indiane të Biharit, Jharkhandit dhe Madhya Pradeshit, prej të cilëve 53 në të parin, 10 në të dytin dhe të paktën 16 në të tretin.

Shumica e tyre ndërruan jetë teksa u goditën nga fenomeni natyror teksa punonin nëpër ferma, në një kohë me reshje tepër të dendura shiu gjatë së martës.

Vetëtimat janë të zakonshme në Indi gjatë shirave të dendura muson. Në Bihar, viktimat janë shënuar në Nalanda, Aurangabad, Rohtas, Purnea, Munger, Gaya, Saharsa, Bhagalpur, Banka dhe Kaimur.

Sipas Byrosë Kombëtare të Regjistrimit të Krimeve, përcjell TCH, të paktën 2.000 persona kanë humbur jetën nga vetëtimat në Indi thuajse çdo vit që prej 2005-s.

Gjatë sezonit muson, India shënon rreth 80% të reshjeve në total, e kjo regjistrohet pikërisht mes muajve qershor-shtator.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...