Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit, Molliqaj: Qeveria të tërhiqet nga vendimi i gabuar

PUBLIKUAR

Një numër i veteranëve ka arritur që të hyjë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Pjesë e kësaj proteste është edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka bërë thirrje që të tërhiqet nga vendimi që sipas tij është i gabuar.

“Është vendim i padrejtë dhe i shëmtuar. I padrejt sepse i ka përjashtuar veteranët nga lidhja e pensionit të tyre me pagën minimale. Në mes të leximit të parë dhe të dytë ne kërkojmë që qeveria të tërhiqet nga qëndrimi i tyre i gabuar” – tha Molliqaj.

Veteranët e luftës sot po protestojnë për mospërfshirjen e tyre në Projektligjin për Pagën Minimale.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...