Vetëplagoset me armë zjarri një 80-vjeçar në Gjakovë

PUBLIKUAR

Një 80 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.

Rasti ka ndodhur në fshatin Botushë të Gjakovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor.

“Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast është konfiskuar edhe një armë zjarri. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, shtoi Elezaj për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...