Vetëm një pikë për PSG-në (Video)

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur të fitojë si mysafir i Reims në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligue 1 që përfundoi me rezultat 1-1.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy golat u realizuan kah fundi i ndeshjes.

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Theoson Jordan Siebatcheu (83’).

Mirëpo, akoma pa përfunduar festa e tifozëve në stadium, Edinson Cavani e barazoi rezultatin (84’).

Ky ishte goli i pestë i uruguaianit këtë edicion në kampionatin francez dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë.

PSG kryeson tabelën e Ligue 1 me një pikë më shumë se Rennes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...