Pasi i kanë fituar tri ndeshjet e para të sezonit të ri të Premierligës, skuadra e Liverpooli do të ndeshet sot në orën 13:30 kundër Leicesterit në stadiumin King Power, ku do të tentojnë t’i marrin tri pikët e radhës. Nga skuadra e tri ndeshjeve të kaluara është vetëm një ndryshim, Jordan Henderson në vend të Naby Keitas.
Liverpooli nuk ka arritur t’i grumbullojë 12 pikë nga katër ndeshje që nga sezoni 1990/1992, dhe lojtarët e Liverpoolit do të provojnë ta thyejnë këtë rekord para se të shkojnë në pushim për të luajtur për Kombëtaret e tyre, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, Leicesteri i ka fituar dy ndeshje nga gjithsej tri të zhvilluara, kundër Southamptonit dhe Wolves. Ndërsa në javën e parë, ata pësuan disfatë me rezultat 2-1 kundër Manchester Unitedit.
Liverpooli kishte fituar në këtë stadium sezonin e kaluar me rezultat 3-2, megjithatë ishte eleminuar nga Carabao Cup po në shtëpinë e Leicesterit.
Skuadrës së Liverpoolit ende i mungon Dejan Lovren për shkak të një lëndimi në bark. Megjithatë ai pritet të rikthehet gjatë pushimit të kombëtareve.
Klopp e kishte emëruar skuadrën e njëjtë gjatë tri ndeshjeve të para të këtij sezoni, por fundjavën e kaluar bëri të ditur se ai mund të bënte ndryshime, pasi që lojtarët ishin pak të lodhur nga ndeshjet paraprake.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
Liverpool:

Chelsea:



