Messi është afër që ta fitojë sërish “Këpucën e Artë”.
Pas dy golave kundër Eibar, Lionel Messi, ka shkuar në kuotën e 36 golave në La Liga dhe është rrugës për ta fituar “Këpucën e Artë” për herë të gjashtë në histori.
Rivali më i afërt i Messit është Kylian Mbappe i PSG-së.
Ai ka thënë se ëndërron që ta fitojë këtë çmim, por do ta ketë të vështirë sepse ka vetëm edhe një ndeshje në dispozicion, ndërsa është katër gola prapa 10-shit të Barcelonës.
“E vërteta është që e ëndërroj këtë çmim. E pashë ndeshjen ku Messi shënoi dy gola dhe pas saj, ika menjëherë në shtrat”, tha Mbappe mbrëmjen e së dielës. /Gazeta Express/


