Stan Collymore, ish reprezentuesi i Anglisë, ka lavdëruar Wayne Rooney
Wayne Rooney tashmë është legjende e Manchester Unitedit. Ai është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, duke kaluar edhe Bobby Charltonin.
Ish reprezentuesi i Anglisë, Stan Collymore mendon se vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë qenë më të mirë se Rooney.
“Nëse i përjashtojmë Messin e Ronaldon, Rooney ka pasur një karriera si askush në botë në dekadën e fundit”, ka deklaruar ish anëtari i Liverpoolit.
Ai ka thënë se për ta thyer rekordin e Bobby Charltonin është diçka e veçantë. Ai ka përgëzuar sulmuesin anglez për një karrierë fantastike që ka pasur deri më tani. /Express/


