“Vetëm Messi e Ronaldo janë më të mirë se Hazard”

PUBLIKUAR

Eden Hazard, ylli i Chelseas, ka marrë lëvdata nga vëllai i vogël, Thorgan Hazard

Thorgan Hazard, i cili është pjesë e skuadrës së Borussia Mönchengladbach, mendon se vetëm Leo Messi e Cristiano Ronaldo janë më të mirë se Hazard. Ai beson se një ditë vëllai i madh do ta fitoj Topin e Artë.

“Po, të gjithë mendojnë se Eden ka potencial për t’u bërë lojtari më i mirë në botë. Por ne kemi në këtë moment dy lojtarë të jashtëzakonshëm: Ronaldon dhe Messin. Ata janë shumë të fortë kështu që ndoshta Eden do të duhet të pres pak”, ka deklaruar Thorgan.

“Ai mund të bëhet më i mirë . Për mua, ai është tashmë një nga më të mirët dhe unë dua të shoh Edenin në mesin e tre kandidatëve kryesor për Topin e Artë”, ka theksuar Thorgan, i cili po ashtu ishte pjesë e Chelseas, por nuk kishte arritur të bëjë vend në Stemford Bridge. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...