Vetëm lojtarët mund ta shpëtojnë Benitezin

PUBLIKUAR

Rafa Benitez mund të shkarkohet nga Real Madridi, nëse dështon në ndeshjen e ardhshme ndaj Real Sociedadit.

Benitez duket se i ka ditët e numëruara në Madrid. Ndonëse, Reali në xhiron e shkuar fitoi 10:2 ndaj Rayo Vallecanos, spanjolli ende mbetet në rrezik për t’u shkarkuar, transmeton KP.

Sipas gazetës ‘Marca’, ndeshja ndaj Real Sociedadit më 30 dhjetor, do të jetë vendimtare për Benitezin, pasi që çdo rezultat pos fitores, mund t’i kushtojë atij me punë.

Kësisoj, ish-trajneri i Liverpoolit, duhet të bazohet vetëm te futbollistët e tij, të cilët duhet me çdo kusht të triumfojnë të mërkurën, për ta shpëtuar 55-vjeçarin, ndonëse, bordi i klubit është i vetëdijshëm se në këtë periudhë të sezonit do të jetë e vështirë për të gjetur një zëvendësues adekuat të tij. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...