Vetëm disa sekonda para se të shembej e gjithë ndërtesa, shpëtohet djaloshi sirian që kishte mbetur i varur në rrënoja (Video)

PUBLIKUAR

Videoja rrëqethëse e djaloshit të lënduar nga Aleppo që nxirret nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar nga  bombardimet, është duke bërë xhiro nëpër botë, raporton NBC.

Videon e ka publikuar “Qendra mjekësorë e Aleppos”, derisa ai është shpëtuar nga vullnetarët e “Helmetave të bardha” të cilët menjëherë ishin nisur për në lagjen Katergi, vend ky që disa sekonda më herët ishte bombarduar, transmeton Telegrafi.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, ata kishin vërejtur një djalosh derisa po qëndronte i varur në një ndërtesë gjysmë të rrënuar. Fillimisht, ekipet e shpëtimit kishin menduar se djaloshi nuk i kishte mbijetuar bombardimeve, por pas disa sekondave ai filloi të lëviz.

Falë shkallëve lëvizëse të zjarrfikësve, djemtë e “Helmetave të bardha” ishin afruar tek djaloshi që po qëndronte i varur, të cilën e shpëtuan disa sekonda para se të shembej plotësisht ndërtesa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...